Leo Messi është shpallur “Atleti i Vitit” për revistën e njohur “Time”. Dhe pas Kupës së Botës, fituar vitin e kaluar, argjentinasi vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.
Messi fitoi po ashtu këtë vit Topin e Artë me Inter Miami, për herë të tetë në histori. Pavarësisht se tashmë në Amerikë, Messi vazhdon të marrë vëmendjen e futbollit.
Kujtojmë se tashmë 36-vjeç, Messi e ka të lidhur kontratën me Inter Miami deri në dhjetorin e vitit 2025. Me të në përbërje, klubi amerikan ia doli të fitojë dhe kupën e parë në histori.
Poll