Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Leo Messi: Çdo ditë më vjen në mendje ajo ndeshje, për ne është o tani o kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
Leo Messi: Çdo ditë më vjen në mendje ajo ndeshje,

Kupa e Botës është pranë dhe në datën 14 qershor do ngrejë siparin në Rusi. Për këtë së fundmi ka folur në një intervistë edhe Leo Messi. Sulmuesi ndalet te kompeticoni i kësaj vere, por edhe te pengu i humbjes së finales në vitin 2014 kundër Gjermanisë.

'Pleshti' tha: "Për ne është o tani o kurrë për të fituar Kupën e Botës. Duhet ta konsiderojmë si Kupën e Botës të fundit që do të marrim pjesë. Por kemi edhe disa lojtarë të rinj që po dalin në skenë. Shpresoj që edhe ata të bëjnë gjëra të mëdha në të ardhmen."

Lionel Messi mbi finalen e Kupës së Botës 2014:

"Ai rast që humba në finalen e Kupës së Botës...akoma e kujtoj, mënyrën sesi godita topin, si vendosa këmbën. Mendoj se po ta kisha goditur ndryshe, siç e bëra ndaj Chelsea-t të paktën do të kishte qenë në kuadrat. Çdo ditë ka një moment që më vjen në mendje finalja. Nëse do të kishim fituar, gjithçka do të kishte ndryshuar për ne. Ne e meritonim, por nuk ishte e shkruar. Kur je aq pranë triumfit dhe nuk ia arrin është shumë e rëndë."

 

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu