
Dita e shtunë nuk ka qenë dhe aq e mirë për lojtarët e Kombëtares Shqiptare që luajnë nëpër Europë. Shumica e tyre nuk pati mundësinë të aktivizohej në ndeshjen e sotme dhe vetëm Veseli dhe Balliu, patën minuta të plota.
ARMANDO VAJUSHI – Shkodrani nuk u aktivizua në ndeshjen e skuadrës së tij Pro Verçelit, e cila fitoi 5-2 kundër Çezenës.
ROSHI-BERISHA – Të dy lojtarët luajtën si zëvendësues në humbjen e Akhmat Groznit me Tosnin. Odise Roshi u aktivizua në pjesëe dytë, në minutën e 53', ndërsa Bernard Berisha në të 72’.
IVAN BALLIU – Metci i mbrojtësit shqiptar humbi 1-0 me Nantes. Balliu u aktivizua në gjithë takimin.
MËRGIM MAVRAJ – Qëndërmbrojtësi shqiptar nuk u aktivizua në në barazimin 0-0 të Hamburgut me Verder Bremenin në Bundesligë.
ANDI LILA –Mbrojtësi i Kombëtares nuk u aktivizua në ndeshjen Panathinaikos-PAS Janina.
FREDERIK VESELI – Mbrojtësi u aktivizua gjatë gjithë lojës në humbjen e skuadrës së tij Empoplit, kundër Avelinos me rezultatin 3-2.
EMANUEL NDOJ –Talenti i ri i Kombëtares u aktivizua si titullar në fitoren 2-1 të Breshias ndaj Peruxhias, por u zëvendësua në minutën e 54'