Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta foli pas kualifikimit të kuqezinjve mbrëmë përballë Tottenham. Nesta vlerësoi performancën e Milanit dhe mbi të gjitha lavdëroi portierin Maignan. Francezi bëri një paraqitje të mirë mbrëmë duke realizuar disa pritje deçizive. Milan arriti të kualifikohej duke barazuar dje 0-0. Takimi i parë në Milano ata e kishin fituar 1-0. Që porta u ruajt e paprekur në sfidën e dytë ishte dhe meritë e Maignan.
“Ai është një portier i veçantë, nuk është si të tjerët”, thotë Nesta. “Ai ka qenë jashtë për shumë muaj dhe tani është gati. Në një ndeshje kaq të shpejtë ai reagon mjaft mirë. Kjo është shenja e një kampioni, në minutën e fundit ai shpëton dhe kjo të zgjidh ndeshjen për ty”.