Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Leclerc pas prezantimit të Ferrarit të ri: Sivjet do të jemi ne kampionë në Formula 1

Shkruar nga NEWSPORT
Leclerc pas prezantimit të Ferrarit të ri: Sivjet do të jemi ne
Është prezantuar edhe makina e Ferrarit të ri. Pilotët Leclerc dhe Carlos Sainz kanë mësuar se cila ëhstë makina e tyre e re me të cilën do të garojnë në Formula 1.Jo vetëm kaq, por menjëherë “kokëkuqja” ka zbritur në pistë, në Fiorano, për të shfrytëzuar 100 km e vëna në dispozicion për filmime dhe publicitet. Makina e re quhet SF23, një makinë që sipas mediave italiane është shumë më e shpejtë se ajo e vitit të kaluar. Për këtë arsye, këtë sezon synohet titulli pas gabimeve të vitit të kaluar, që sollën edhe ndryshime në drejtim, pasi tani në rolin e drejtorit sportiv. Makina është thuajse tërësisht e kuqe, por nuk mungojnë edhe pjesët e zeza, kryesisht në pjesën e përparme dhe atë anësore. Pas testeve të para, Leclerc tha: “Çdo gjë shkoi mirë. Inxhinierët po përpunojnë të dhënat e para. E gjithë kjo është shumë e veçantë, këtu ka një pasion të madh, diçka unike. Vitin e kaluar bëmë një hap të madh përpara, por nuk mjaftoi: synimi është ende titulli, jo vendi i dytë”, u shpreh Leclerc. “Me Charles ka një konkurrencë të shëndetshme: Është diçka që na motivon dhe na shtyn të përmirësojmë secilin, por mbi të gjitha ka shumë respekt. Do japim maksimumin për Ferrarin”,  përfundoi piloti spanjoll.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga