Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

LeBron James mungesa e madhe, por Lakers rikthehet te fitorja në NBA

Shkruar nga NEWSPORT
LeBron James mungesa e madhe, por Lakers rikthehet te fitorja në NBA

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret pas tre humbjeve radhazi në NBA. Gjiganti amerikan është përballur me Golden State Warriors në Chase Center ku kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 103:109.

Ka qenë një ndeshje e barabartë me shumë rikthime në rezultat nga njëra dhe tjetra skuadër, por që si vendasit që ishin pa yllin kryesor Stephan Curry ashtu edhe miqtë pa LeBron James.

Për Lakers në këtë duel debutuan edhe ardhjet e reja si D’Angelo Russell, Jarred Vanderbilt e Michael Beasley.

Por më vendimtari për këtë fitore ishte gjermani Dennis Schroder me 26 pikë, tre kërcime e tre asistime. Ndërkohë te mysafirët lojtari kryesor i ndeshjes ishte Jordan Poole me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga