
Skënderbeu ka nisur të premten pasdite stërvitjen në Durrës, por në ditën e parë të grumbullit ka qenë një numër i pakët lojtarësh nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa. Ka mungesa të shumta për arsye të ndryshme, por grupi pritet të plotësohet nga dita në ditë. Kosovarët do të bashkohen këto ditë me ekipin, ashtu si dhe të huajt, nga të cilët në stërvitje është vetëm Nimaga. Me ekipin e parë janë thirrur të stërviten edhe dy të rinjtë Agim Zeka dhe Palo Ivani, të marrë nga U-19-a e Skënderbeut. Lojtarët e pranishëm në seancën e parë stërvitore ishin:
Tefik Osmani
Sabjen Lilaj
Sebino Plaku
Bakari Nimaga
Erjon Llapanji
Bruno Lulaj
Agim Zeka
Paolo Ivani
Poll