
Marash Kumbulla është një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato. Mbrojtësi kërkohet me ngulm nga Inter dhe Lazio që janë gati të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për të marrë kartonin e tij.
Me vetëm një sezon në Serie A Kumbulla ka bërë një paraqitje mjaft pozitive aq sa ka rënë në sy të skuadrave të mëdha italiane. Trajneri i Veronës Ivan Juric I pyetur për të ardhmen e lojtarit u shpreh se dëshiron që Kumbulla të qendrojë edhe për një tjetër sezon te Verona.
Inter apo Lazio për Kumbullën? Është gati për një skuadër të madhe, por mua do të më pëlqente që ai të qendronte edhe për një tjetër sezon", është shprehur Juric.
Poll