
Espanyol - Barcelona
Barcelona u shpall kampione e Spanjës për herë të 28-të në histori. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick triumfoi në transfertë përballë Espanyol, duke e fituar derbin me shifrat 0-2.
Në përfundim të këtij dueli nisi dhe kaosi, pasi lojtarët e Espanyol dhe stafi i tyre nuk lejuan që katalanasit të festonin në fushë. Një rrëmujë dhe sherr nisi mes lojtarëve dhe më pas u desh ndërhyrja e Hansi Flick për të qetësuar disi gjakrat.
Madje, në fushën e “RCDE Stadium” u ndezën edhe pompat e ujit, duke penguar kështu festën e titullit të lojtarëve të Barcelonës. Megjithatë, këta të fundit nisën të kërcenin edhe pse ishin “qullë në uji”.
Poll