Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani “çon në dreq” sezonin në një finale, Conceicao gati për lamtumirën! Bashkë me trajnerin edhe ylli i ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Milani “çon në dreq” sezonin në një finale,
Sergio Conceicao & Tammy Abraham

Humbja ndaj Bolognas mbrëmjen e djeshme në kryeqytet mund të rezultojë si më fatalja e Milanit këtë sezon. Kuqezinjtë humbën finalen e Kupës së Italisë,  por jo vetëm. Disfata ndaj Bolognas i mohoi dhe kualifikimin direkt në Europa League.

Në kampin kuqezi tashmë është mbushur “kupa”. Trajneri Sergio Conceicao do të largohet nga Milani në fund të sezonit. Siç raportojnë mediat italiane, portugezi do të drejtojë “djallin” edhe në dy ndeshjet e ardhshme në kampionat.

Por nuk është vetëm trajneri që pritet të largohet nga ambientet e Milanos. Në rast se nuk arrihet asnjë nga kompeticionet europiane, ylli i Milanit, Tijjani Reijnders do të largohet nga klubi.

Gazetari Fabrizio Romano raportoi se Manchester City do t’i bëjë së shpejti një ofertë Milanit për holandezin. Bashkë me Reijnders janë të sigurt dhe largimet e Kyle Walker, Joao Felix dhe Riccardo Sottil. Këta të fundit do të kthehen në ekipet e tyre dhe nuk do të blehen përfundimisht nga Milani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga