Mbrojtësi sllovak Martin Skrtel ka vendosur të largohet nga Liverpuli pas plot 8 vitesh e gjysëm. Duke qënë se trajneri Klop nuk e shikonte si një titullar të skuadrës së tij, Skrtel vendosi të shqyrtojë ofertat në drejtim të tij dhe u bind më tepër nga turqit e Fenerbahçes.
5.5 milion paund është shuma që klubi turk do të derdhë në arkën e anglezëve ndërsa detajet e kontratës së Skrtel do të mësohen më vonë pasi futbollisti të prezantohet më parë zyrtarisht.