Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Largimi i Rudi Garcias, De Laurentiis ka 3 opsione për ta zëvendësuar

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Rudi Garcias, De Laurentiis ka 3 opsione për ta

Napoli u mposht nga Empoli me shifrat 0-1 në sfidën e javës së 12-të të Serie A. Një humbje që i largon kampionët edhe më shumë nga kreu i klasifikimit, teksa tashmë vendi i parë që mbahet nga Interi është plot 10 pikë larg.

Një humbje që shkaktoi “tërmet” te napolitanët. Presidenti  De Laurentiis i ka komunikuar vendimin e shkarkimit  Rudi Garcias, teksa pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit. Tashmë në listën e kreut të klubit janë 3 opsione për të zëvendësuar Garcian.

Sigurisht në “pole-position” është Antiono Conte, me këtë të fundit që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të drejtuar Napolin. Pas tij një alternativë është edhe Igor Tudor, i cili ëhstë pa skuadër që prej largimit nga Marseille në merkaton  e verës.

Një tjetër kandidat është edhe Fabio Cannavaro, i cili do të ulej për herë të parë në stolin e një skuadre në Serie A. Mbetet të shihet se kush do të jetë pasuesi i Garcias në stolin e Napolit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga