Pep Guardiola duket se e ka gjetur pasuesin e kapitenit Fernandinho. Mesfushori brazilian do të largohet nga “qytetarët” në fund të këtij sezozi, pas një aventure shumë të suksesshme në Mançester.
Fernandinho është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Guardiolën, me trajnerin spanjoll që do t’i duhet tashmë ta zëvendësojë. Mediat britanike kanë arritur të zbulojnë objektivin e Guardiolës.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Leeds United dhe të kombëtares të Anglisë, Kalvin Phillips. Siç raporton “Daily Mirror”, Guardiola e sheh Phillips si lojtarin e duhur për të zëvendësuar Fernandinho, pasi njëjtë si braziliani, edhe Philipps mund të mbulojë shumë pozicione në fushën e lojës dhe është një lider.
Leeds Unitedd i ka vendosur çmimin mesfushorit, që është plot 50 milionë sterlina. Manchester City, pas afrimit të Erling Haaland, duket se do të provojë gjithçka për të arritur edhe te firma e Phillips, pasi është një nga mesfushorët më të mirë në Angli.