
Klubi i Teutës ka zyrtarizuar largimin e Bledi Shkëmbit nga pankina durrsake. Ashtu siç njoftonte sot Newsport.al, “Djemtë e Detit” aktualisht janë pa një “timonier”.
Por, durrsakët theksojnë se ka qenë dakordësi nga të dy palët që këtu të ishte fundi i bashkëpunimit. Në reagimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit të Teutës thuhej:
“Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Bledi Shkëmbi. Bashkëpunimi me trajnerin Shkëmbi ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri e kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.
Me këtë rast, KF Teuta falënderon Shkembin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”.