
Një nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e Arsenalit është e ardhmja e Lacazette. Mos-pjesëmarrja e Arsenal në Champions League, bën që anësori të mendojë largimin. Në një intervistë për mediat angleze, ai pranon se nuk ka biseduar me drejtuesit për të ardhmen. Vendimtare në fund do jetë dëshira e 29 vjeçarit.
''Nuk kam folur akoma me drjetuesit për të ardhmen. Po pres përfundimin e sezonit. Aubameyang është një lojtar i mirë, por edhe një njeri i mirë'' - pohon ai. Lacazette ka zhvilluar 30 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 10 gola.
Poll