
Ditën e sotme në orën 14:00 Manchester City do të përballët me Evertonin në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Premier Leagues. Në këtyë takim përballë njëri tjettrit vohen edhe Frank Lampard dhe Erling Haaland, me teknikun e Evertonin që në të kaluarën ka tentuar të marrë Haalandin kur ishte në krye të Chelseat dhe sulmuesi ende luante për Salzburgun në Austri.
“Ai është një lojtar fantastik. Vetëm lojtarët që janë në një nivel të lartë mund të bëjnë atë që ai ka bërë në një kampionat tepër cilësor. Kam luajtur kundër Haalandin (si trajner) kur isha te Chelsea dhe ne u përballëm me Salzburgun në një ndeshje miqësore. U përpoqa që ai të vinte te Chelsea, por nuk ishte e thënë”, deklaroi Lampard.
Duhet theksuar se sulmuesi norvegjez, aktualisht te Manchester City u largua nga Salzburgu për t’iu bashkuar Borussias së Dortmundit në mesin e sezonit 2019/2020. Gjiganti norvegjez iu bashkua Manchester City-t në fillim të këtij sezoni. Haaland ka shënuar në total 26 gola dhe ka dhënë tre asistime në 20 ndeshje për “qytetarët”.