Everton dëshiron Ross Barkleyn dhe Michy Batshuay. Dy lojtarët janë në radarin e klubit anglez, por problem mbetet kontrata me Blutë e Londrës. Everton shpreson se do të jetë Frank Lampard ai që do të zgjidhë gjithçka.
Ish-kapiteni i Chelsea-it do të hyjë në negociata me drejtuesit për dy lojtarët e sipërpërmendur. Marrëdhënia e mirë mund të sjellë që Barkley dhe Batshuay të transferohet në Gudison Park.
Të dy kanë kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm me “Blutë e Londrës”. Megjithatë te Everton po këmbëngulin për shërbimet e tyre.