Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Lakers rikthehen te fitoret në NBA, mposhtin në udhëtim Detroitin

Shkruar nga NEWSPORT
Lakers rikthehen te fitoret në NBA, mposhtin në udhëtim Detroitin
Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në elitën e basketbollit amerikan NBA pas tre humbjeve të njëpasnjëshme. Pas 48 minutave të luajtura në Little Caesars Arena, Lakers kanë triumfuar me shtatë pikë diferencë 117:124. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga Lakers, ku nga çereku i parë deri në të fundit kishin epërsinë konstante dhe menaxhuan mirë ndeshjen. LeBron James ishte më efikasi në këtë ndeshje, pasi e mbylli me 35 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Anthony Davis shtoi 34 pikë të tjera, 15 kërcime e shtatë asistime. Fiton edhe Philadelphia 76ers përballë Charlotte Hornets me shifrat 131-113. Joel Embiid ishte i pandalshëm në këtë takim me 53 pikë të realizuara e 12 topa në tabelë. Gjithashtu Atlanta Hawks fitoi përballë Chicago Bulls me shifrat 123-122. Koha e rregullt u mbyll në barazim,  koshi në sekondën e fundit nga Griffin i dha fitoren Atlantas. New York Knicks përballë Sacramento Kings me rezultatin 112-99, si dhe Orlando Magic përballë Toronto Raptors me shifrat 111-99.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by NBA (@nba)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga