
Sot, ka ardhur një lajm i mirë për Amir Abrashin, i cili në miqësoren që luajti ndaj Vaduzit, pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, por pa kontrolleve që janë bërë nga ana e mjekëve, rezulton se dëmtimi nuk është aq i rëndë sa mendohej.
Mjekët e ekipi kanë pohuar, se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet, se futbollisti kuqezi mund të humbiste sezonin.
Abrashi pritet që t'i bashkohet ekipit duke nisur që nga java e ardhme, për të zhvilluar stërvitjen e nevojshme dhe për të vazhduar më pas me fazën përgatitore për të nisur pjesën e mbetur të kampionatit.
Poll