
Kukësi sot u shpall kampion i Shqipërisë për sezonin 2016-2017. Fitorja e kuksianëve u kontestua ashpër nga skuadra korçare, megjithatë ky fakt nuk kapërdihet lehtë edhe në kryeqytet nga tifozët e Partizanit. Në një foto të postuar në faqen zyrtare në facebook, "Ultras-Guerrils" kanë zbuluar tabelën që ndodhet pranë ambienteve të FSHF-së.
"Federata Shqiptare e Futbollit" shkruhej më parë në atë tabelë, por më tashmë ajo duket të jetë mbuluar me bojë të zezë. Ndërkohë që nuk mbaron këtu gjithçka pasi në mure tifozët kanë shkruajtur: "FSHF, MAFIA".
[gallery size="full" columns="1" ids="112013"]
Poll