Ende pa nisur supersfida e kampionatit Skënderbeu-Partizani janë ndezur emocionet duelit të parë të sezonit të ri. Pas "provokimit" të ultrasve të Partizanit për takimin me kampionët në fuqi të Shqipërisë ditën e premte ku reklamonin ndeshjen nën titullin "Trukimet-Partizani", pala korccare i është kundërpërgjigjur tifozave të kuq me një postim të fundit.
Tifogrupi "Ujqërit e Dëborës" e kanë quajtur tifozerinë kundërshtare "kopilat e sistemit".
"Të premten në orën 19:45 fillojmë zyrtarisht kampionatin për sezonin 2018-2019. Në stadiumin "Skënderbeu" presim kopilat e sistemi.
Të gjithë në strofull për emrin SKËNDERBE dhe për ngjyrat bardhekuqe. Mbështetje maksimale për dashurinë tonë të përjetshme."