Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Kukësi i kundërvihet medias: Flet për Laçin dhe arbitrat

Shkruar nga NEWSPORT

Drejtuesit e klubit të Kukësit kanë analizuar përsëri takimin e transfertës kundër Laçit dhe njoftojnë tifozerinë e tyre se gjykimi i takimit ka qenë mjaft i drejtë.

Në njoftimin e tyrë të bërë publik përpara disa minutash në faqen zyrtare në "Facebook",  ata shtojnë gjithashtu se nuk duhen krijuar alibi të kota, por të pranojmë barazimin dhe të përgatitemi për të dhënë maksimumin në ndeshjen e radhës kundër Partizanit.

"Deklaratë për media

Klubi i F.K. Kukësit ka analizuar edhe njëherë ndeshjen me Laçin, tashmë më me qetësi, pasi kanë kaluar thuajse 24 orë nga përfundimi i takimit. Me vëmendje është analizuar edhe organizimi i takimit nga skuadra vendase, por edhe gjykimi i ndeshjes. Mendojmë se skuadra e Laçit i ka kryer me përgjegjësi dhe ka mbajtur në kontroll situatën me tifozerinë e saj. Lojtarët tanë nuk janë dëmtuar dhe asnjë pjesëtarë i stafit teknik, përpos “presioneve” akustike që janë mëse të ligjshme në stadium. Gjithashtu jemi të kënaqur edhe me gjykimin shumë të mirë dhe korrekt të arbitrit Eldorian Hamiti.

Ndeshja ka qenë e fortë dhe me një luftë të pastër sportive. Fakti që nuk morëm 3 pikët edhe për meritë të ekipit të Laçit nuk duhet të na shtyjë në gjetjen e alibive. Tashmë, duhet të shohim përpara dhe të bëjmë kthesën që në ndeshjen me Partizanin. Ku jemi të sigurt se do të përmbushim të gjitha masat organizative dhe me ndihmën e tifozëve tanë do ta kthejmë në festë. Objektivi i vetëm është marrja e 3 pikëve në fushën e lojës.", njoftohet nga drejtuesit e Kukësit.

Untitled

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga