Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lajmi i fundit/ FSHF-ja nis seleksionimet për Kombëtaren brenda dhe jashtë vendit

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ FSHF-ja nis seleksionimet për Kombëtaren brenda dhe

Nëpërmjet një njoftimi në uebsajtin zyrtar, FSHF bën me dije që kanë nisur seleksionimet për kandidatët e ekipeve kombëtare të Shqipërisë, i cili do të zhvillohet me futbollistë që aktivizohen brenda dhe jashtë vendit.

"Do të nisin seleksionimet për kandidatët e ekipeve kombëtare të Shqipërisë për datëlindjet 1999, 2001 dhe 2003. Ky proces, do të zhvillohet me futbollistë që aktivizohen në Shqipëri dhe jashtë saj. Në fazën e parë, do të seleksionohen kandidatët që aktivizohen në Shqipëri. Për të gjitha zonat, seleksionimet do të zhvillohet më datë 28, 29 dhe 30 nëntor. Ndërkohë Sektori i Ekipeve Kombëtare, ka përgatitur një grafik dhe një plan të detajuar për të gjitha datat e selesionimeve. I njëjti process është zhvilluar edhe vitin e kaluar në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Zvicër.

Grupi i seleksionuesve do të përbëhet nga Paolo Tramezzani (drejtor teknik), Xhemal Mustedanagiç (trajner i ekipit U-17 ), Alesandro Recenti (trajner i ekipit U-15). Si edhe dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, specialistët Vasil Bici dhe Abdyl Kuriu. I gjithë proçesi do të organizohet dhe nga dokumentohet nga ana e Drejtorisë së Ekipeve Kombëtare. Ja dhe datat, oraret dhe vendet ku do të zhvillohen seleksionimet.

 

Seleksionimet në Shqipëri:

Datëlindja 1999: 28 nëntor, në orën 13:00 ne “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Datëlindja 2001: 29 nëntor, në orën 10:00 ne “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Datëlindja 2003: 30 nëntor, në orën 13:00 ne “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

 

Seleksionimet jashtë:

Datëlindja 99-2000-2001-2002: 6 dhjetor ora 10.00 (Itali Perugia) adresa: Loc. Santa Sabina –Via Cesare Pavese.

Datëlindja 99-2000-2001-2002: 7 dhjetor ora 10.00 (Itali Parma) adresa: Loc. Colorno – Via IV Novembre.

Datëlindja 2003-2004: 8 dhjetor ora 14.00 (Itali Parma) adresa: Centro Sportivo Bortolotti, Via Opimpia.

Datëlindja 1999-2000: 10 dhjetor ora 10.00 (Zvicër Zyrih) adresa : Sportanlage MoosGiessenstrasse 8910 Affoltern am Albis.

Datëlindja 2001-2002-2003-2004: 11 dhjetor ora 10.00 (Zvicër Zyrih) adresa : Sportanlage MoosGiessenstrasse 8910 Affoltern am Albis.

Datëlindja 1999-2000: 13 dhjetor ora 09.00 (Greqi, Athinë) adresa: Qendra Sportive RUF, Petrou Ralli 58 Tavos Athinë.

Datëlindja 2001-2002-2003-2004: 14 dhjetor ora 09.00 (Greqi, Athinë) adresa: Qendra Sportive RUF, Petrou Ralli 58 Tavos Athinë.

Datëlindja 1999-2000-2001-2002-2003-2004: 15 dhjetor ora 09.00 (Greqi, Selanik) adresa: Qendra Sportive Makedonikos FC Periferiaki odos- komvos Efkarpias Selanik", shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga