
Pas deklaratës për newsport.al, të zëdhënësit për shtyp të Partizanit, Olsi Ranxhit, se Drejtori i Kukësit, Dritan Dervishi lidh çdo transferim që bën te ekipi i tij me klubin e kuq, ka ardhur dhe reagimi, në fakt jo polemizues, por indiferent, nga ana e zyrtarit të lartë të verilindorëve.
“Nuk merem me Partizanin. S’kam asnjë koment për ato çka ka thënë zëdhënësi për shtyp i klubit të kuq, Olsi Ranxhi. S’kam përmend Partizanin se s’më interesojnë ata”, ishte deklarata e shkurtër e Dervishit për newsport.al, duke lënë të kuptohet se tani, më shumë se kurrë është i fokusuar te projekti i tij me Kukësin për një sezon të suksesshëm, një sezon që në fakt ka nisur me trofe për verilindorët, Superkupën e Shqipërisë.
Citimi i Olsi Ranxhit, zëdhënësit për shtyp i klubit të Partizanit:
"Dua të them që Partizani nuk ka pasur ndonjëherë interesim për Albi Koldashin. Nuk e kuptojmë se për se çdo transferim, drejtori i Kukësit përfshin edhe Partizanin në garë. Secili klub ka pasur strategjitë e veta në merkato, por për këtë 19-vjeçarin nuk kemi pasur kurrë interes", deklaroi Olsi Ranxhi për newsport.al.