Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ "Ylli" i Tiranës flet para derbit: Do të jap maksimumin nëse tifozët janë në stadium

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ "Ylli" i Tiranës flet para derbit: Do të jap

Ndockyt Merveille ka folur para derbit që Tirana do të luajë kundër Partizanit. Në një prononcim për Supersport, ylli i bardhebluve u shpreh se në ekipin e tij ka lojtarë me moshë të re, megjithatë për të nuk është problem, pasi futbollistët e tjerë siç është Karabeci plotësojnë të rinjtë që mund të aktivizojë Josa kundër të kuqve.

"Kjo ndeshje do të thotë shumë për ne. Nuk është disavantazh mosha e re, pasi kemi lojtarë me eksperiencë si Karabeci dhe ne të tjerët e plotësojmë. Është normale të kemi presion në këtë përballje, por besoj se do të bëjmë më të mirën", tha Merveil.

18-vjeçari i Tiranës ka dhe një dëshirë për supersfidën e së premtes: "Të gjithë do të mundohemi të japim më të mirën, por nëse tifozët tanë do të jenë në stadium, unë do të jap maksimumin tim", ka përfunduar Merveil.

Poll

Lexo gjithashtu