
Një miqësore luksi një javë para se të rinisë kampionati. Tirana pret nesër skuadrën e Luftëtarit në një ndeshje testuese para se të rinisë sezoni. Televizioni Publik Shqiptar mësohet të ketë gjetur akordin me klubin bardheblu për të transmetuar live dhe pa pagesë këtë takim që ka interes për tifozeritë e të dy klubeve.
Kjo miqësore do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi” nesër në orën 14:00 dhe pritet me mjaft interes pasi të dyja ekipet garojnë për një vënd në Kupat e Europës dhe kanë mbyllur ditët përgatitore në Turqi.
Poll