Partizani luan javën e ardhshme ndeshjen e parë të Play-Offit përballë rusëve të Krasnodar. Një lajm i mirë për tifozët e kuq vjen nga Departamenti i Sportit në RTSH që ka mundur të sigurojë të drejtat televizive për ndeshjen e parë të Partizanit. Ky takim do të transmetohet live për të gjithë shqiptarët pa pagesë në Televizionin Publik Shqiptar.
Njoftimi i plotë
RTSH SIGURON EKSKLUZIVITETIN EDHE PER KRASNODAR – PARTIZANI!!!
Aventura shqiptare në Evropë nuk është mbyllur ende… Pratizani luan në Rusi për të hyrë në sallonin e të mëdhenjve të UEFA EUROPA League dhe RTSH si transmetues zyrtar i këtij eventi, nuk mund të mungojë. Ditën e enjte, datë 18 gusht, ora 18.30, drejtpërdrejt nga “Stadion Kuban”, ndeshja e parë e fazës PLAY OFF për Europa League. KRASNODAR – PARTIZANI. Një tjetër përplasje “demash” ekskluzivisht në ekranin tuaj…