
Tirana do të luajë në transfertë kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Një orë para takimit, bardheblutë kanë mbërritur në impiantin shkodran, ku shfaqen duke shkelur tapetin e "Loro Boriçit". Pas disa minutash pritet të nisë edhe nxehmja e lojtarëve, të cilët do të marrin udhëzimet e fundit të trajnerit Mirel Josa.
Ndërkohë që stadiumi dalëngadalë pritet të mbushet nga tifozë shkodranë, por edhe nga mbështetësit bardheblu të cilët janë nisur nga Tirana. Ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës është përcaktuar të nisë në orën 14:00.
Poll