Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Tirana e fokusuar te merkatoja, reagon klubi bardheblu: Ka interesim për Merveil, por...

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Tirana e fokusuar te merkatoja, reagon klubi bardheblu: Ka

Superiorja uli siparin për dy fazat e para, dhe tashmë të gjitha skuadrat kanë nisur piketimet për merkaton e dimrit. Shumë emra të lakuar, shumë emra të përfolur në media, por asgjë zyrtare. Për këtë ka reaguar klubi i Tiranës, në faqen zyrtare në facebook, ku kërkon të sqarojë opinionin publik dhe tifozët. Bardheblutë shkruajnë se ka një interesim për Merveil, por ai nuk do të lëvizë nga 24 herë kampionët e vendit.

" KF Tirana deshiron te informoj tifozet bardheblu dhe opinionin sportiv per punen intensive qe klubi po ben per pjesen e dyte te sezonit. Ne cdo periudhe transferimesh, emra te ndryshem publikohen ne media mbi mundesite e afrimit tek Tirana. Fjale te paverteta jane thene e shkruar ne ditet e fundit nga media te ndryshme sportive, te shkruara vizive apo online. KF Tirana po punon per te afruar ne skuader elemente cilesore, te perzgjedhur nga stafi teknik dhe me cilesite e nevojshme per objektivat sezonale. Klubi fton gjithashtu mediat te mos abuzojne me lajme te sponsorizuara apo te montuara.

KF Tirana konfirmon lajmin per ofertat e mberritura per Merveil Ndockyt, oferta te cilat kane vlere me te madhe nga sa eshte publikuar ne media, por klubi nuk ka ndermend te heqe dore nga sherbimet e ketij futbollisti me shume cilesi.

Klubi po punon per te krijuar mundesite e nje periudhe pergatitore model dhe pergatitjen si duhet te pjeses se dyte te sezonit. Ne kanalet zyrtare te klubit do te publikohet ne menyre sistematike informacion i sakte per tifozet dhe opinionin sportiv", përfundon reagimi i klubit të Tiranës në faqen zyrtare në facebook.

[gallery columns="1" size="full" ids="69176"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga