
Sulejman Starova dhe Artur Lekbello kanë qenë sot prezentë në ambientet e klubit të kuq për të bërë një dokumentar nga televizioni i njohur hollandez "Fox Sports" për ndeshjen Partizani - Feyenoord Rotterdam që u luajt në vitin 1991 për turin e parë të Kupës së Kupave. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bëjnë me dije që dy legjendat e Partizanit tashmë do të mund të shihen në televizionin e njohur hollandez.
"Një përfaqësi e Televizionit të njohur holandez“FOX SPORTS” ka qenë sot prezent në Tiranë, në kuadër të një dokumentari dedikuar tërësisht ballafaqimit Partizani – Feyenoord Rotterdam, luajtur në vitin 1991 i vlefshëm për raundin e parë të Kupës së Kupave. Pjesë e këtij dokumentari special kanë qenë Traineri aktual i 15-të herë kampionëve të vendit Sulejman Starova (edhe në atë kohë traineri i të kuqve) si edhe ish portieri Artur Lekbello, të cilët kanë përcjellur emocionet dhe momentet e dy përballjeve mes këtyre dy skuadrave. Pas 25 vitesh “FOX SPORTS” i rikthehet me një reportazh special ballafaqimit të atëhershëm mes këtyre dy skuadrave ku të kuqtë dhuruan një prej përfaqësimeve më impresionuese në arenën ndërkombetare", shkruhej në faqen zyrtare të Partizanit.
[gallery columns="1" size="full" ids="99729"]