Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lajmi i fundit/ Shqipëri - Izrael, koefiçentë favoritë për kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Shqipëri - Izrael, koefiçentë favoritë

Pas pesë ditësh do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, e cila ka rëndësi të madhe sa i përket ecurisë në fazën në grup të të dyja skuadrave. Kuqezinjtë janë me pikë të barabarta me izraelitët, plotë 6 të tilla, ndërsa i parakalojmë në renditje në saj të golavarazhit më të mirë që kemi, 4 të shënuar dhe 3 të pësuar.

Por, sipas kompanive më të mëdha të basteve në botë, deri më tani favorite për të fituar takimin është Shqipëria, e cila kuotohet me koefiçentin 2.20. Barazimi ka vlerën e 3.30, po aq sa edhe fitorja e izraelitëve që është me të njëjtat shifra.

Duke u bazuar te shifrat e kompanive të basteve, kuqezinjtë duhet të dalin të fituar nga fusha e "Loro Boriçit". Duke pasur dhe mbështetjen e tifozëve vendës, është shansi më i mirë për të parakaluar këtë kundërshtar dhe për të mbajtur minimalisht vendin e tretë në grup.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga