
Shqipëria do të luajë në 9 tetor kundër Italisë, në kuadër të kualifikuesve për Botërorin "Rusi 2018". Sot, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar për çmimin e biletave. Përmes një postimi në uebsajtin zyrtar, bëhej me dije:
"Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore të vlefshme për Botërorin "Rusi 2018", Shqipëri – Itali, e cila do të zhvillohet në datë 9 tetor 2017 ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici” Shkodër.
Në shitje janë të gjithë sektoret duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: http://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do", përfundon njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit.