
Sot, Tirana do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për finalen e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Newsport.al ka mësuar se disa minuta para nisjes së këtij takimi ka pasur një konfrontim fizik mes mbështetësve bardheblu dhe ultrasve të Vllaznisë, pa hyrë në pallatin e Sportit "Asllan Rusi".
Marrëdhëniet e acaruara mes këtyre dy tifozërive në futboll janë shfaqur edhe në një ndeshje basketbolli që do të luhet në kryeqytet. Të reja priten të mësohen në minutat në vazhdim.
Poll