
Dje, Mentor Mazrekaj arriti të shënonte dy gola në miqësoren që Partizani zhvilloi kundër Gabalës U-21. Fantazisti i kuq ishte ndër më të mirët në fushën e blertë, aq sa dhe trajneri Starova u shpreh i lumtur për paraqitjen e tij.
Sot, ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook ku shfaqet së bashku me skuadrën duke u kthyer për në Shqipëri. Ajo që bie në sy është diçitura e fotos, në të cilën shkruan: "Ne do të kthehemi, për Kupën e 16-të", pra titullin kampion të Superligës.
Kujtojmë që Partizani është nisur në orën 16:00 nga Antalia dhe pritet të kthehet sot në Shqipërisë pas fazës përgatitore.
[gallery columns="1" size="full" ids="74240"]
Poll