
Armando Sadiku është shfaqur ditën e sotme me komentatorin e njohur sportiv, Dritan Shakohoxha. Ai ka marrë një dhuratë speciale, nga komentatori, në shenjë nderimi për golin e shënuar kundër Rumanisë në Francë. Në bluzë shkruhet "Sadiku, boom 1-0", duke kujtuar edhe njëherë atë gol të mrekullueshëm në Francë 2016. Ky është "zyrtarizimi i parë" për një bluzë të re për elbasanasin, duke qenë se ai është në qendër të merkatos verore, pasi kërkohet nga shumë klube. Dhe kësaj here, Sadiku duket të jetë "blerja" e Shakos. 25-vjeçari ka mahnitur shumë skuadra me lojën e zhvilluar në Europian, pasi ai i dha Shqipërisë atë fitore historike.
[gallery columns="1" size="full" ids="10387"]
Poll