
Safet Gjici ka dhënë sërish një prononcim për emisionin "Zona Gol" në Supersport. Presidenti i Kukësit u shpreh se gjyqtari Enea Jorgji nuk ka ndikuar në rezultat. Megjithatë ai nuk i vë vulën, pasi deklaron që nuk i ka parë rastet. Në fund ai e mbyll me faktin që në fund gjithmonë fiton më i miri.
"Mendoj se gjyqtari nuk vendosi këtë ndeshje. Lojtarët e Skënderbeut u acaruan disi dhe nuk arritën t'i shihni gjërat me gjakftohtësi. Megjithatë dua të them që nuk e kam parë moviolën. Ky titull i ka mbyllur gojën të gjithë atyre që ishin skeptikë. Siç e keni thënë dhe ju, në fund fiton gjithmonë më i miri", përfundon Gjici.
Poll