
Është mbyllur pjesa e parë e miqësores që po luhet në Antalia mes Bursasporit dhe Skënderbeut.
Fraksioni i parë ka përfunduar në barazim pa gola. Trajneri Daja ka hedhur në fushë formacionin titullar, ndërsa pritet që me fillimin e së dytës të bëjë disa ndryshime për t’iu dhënë hapësirë të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion.
Kjo është ndeshja e parë miqësore që korçarët zhvillojnë në Antalia që nga mbërritja para tri ditësh në Turqi ku do të zhvillojnë fazën përgatitore.
HT Bursaspor- Skënderbeu 0-0
Poll