
Flamurtari ka fituar 1-0 miqësoren e sotme kundër FC Aktobe. Kundër ekipit nga Kazakistani, skuadra vlonjate ka zhvilluar një ndeshje të kënaqshme, por golin e fitores e shënuan në pjesën e dytë.
Vendimtar ishte Danilo Alvesh. Sulmuesi brazilian hyri si zëvendësues dhe realizoi për Flamurtarin.
Kjo ishte miqësorja e dytë e vlonjatëve në Antalia, pas asaj të humbur pak ditë më parë, 2-0 kundër FC Tobol.
FT/ Flamurtari 1-0 FC Aktobe
Shënues: Danilo Alvesh
Formacioni: Frashëri, Jakovljeviç, Kuqi, Djuriç, Rniç, Telushi, Zeqiri, Neziraj, Galiç, Bushiç, Fazliu
U aktivizuan: Danilo Alvesh, Llambro, Dushku, Hyseni, Iinuma
Poll