
Ilion Lika dhe Olsi Teqja do të lënë nesër kryeqytetin për t'iu bashkuar Tiranës në Antalia. Burime për newsport.al bëjnë me dije që dy lojtarët bardheblu kanë përfunduar pushimet e dimrit dhe nesër do t'i bashkohen ekipit në Turqi.
Skuadra e Tiranës ndodhet në Antalia të Turqisë, ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore për një periudhë 10 ditore. Disa lojtarë nuk kanë udhëtuar me ekipin, pasi kishin marrë leje nga drejtuesit disa ditë më shumë, si Teqja dhe Lika. Nën drejtimin e Mirel Josës, futbollistët bardheblu kanë nisur një stërvitje me ngarkesë të plotë, në mënyrë që të jenë gati për fazën e 3-të të Superiores që nis me 21 janar.
Poll