Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajmi i fundit/ Çështja e gjykimit, Vllaznia kundër rrymës: Nuk duam gjyqtarë të huaj

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Çështja e gjykimit, Vllaznia kundër

Vllaznia nuk do të kërkojë arbitra të huaj për ndeshjen kundër Tiranës.

Klubi shkodran ka konfirmuar përmes një komunikate për shtyp se në asnjë moment nuk i ka kërkuar FSHF-së gjyqtarë të huaj, pasi ka besim te arbitrat shqiptarë që do të mbajnë drejtësi në takimin kundër bardhebluve të shtunën në "Loro Boriçi".

Ndryshe nga shumë klube të Superligës, që kanë kërkuar gjyqtarë të huaj, Vllaznia del kundër kësaj rryme duke i besuar arbitrave shqiptarë për ndeshjen finale për mbijetesë kundër Tiranës.

"Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se për asnjë moment nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare në FSHF për arbitra të huaj për ndeshjen shumë të rëndësishme të kësaj jave ndaj Tiranës.

Në këto rrethana, institucioni i futbollit shqiptar ka aprovimin e klubit tonë për përzgjedhjen e arbitrave më të mirë që do të arbitrojnë në këtë ndeshje.

Sigurisht që mbesim me shpresën se Federata dhe njerëzit që merren me caktimin e tyre, të bëjnë zgjedhjen e duhur në mënyrë që çështja e arbitrimit të mos jetë përcaktuese në fatin e këtij 90 minutëshi", shkruhet në deklaratën për shtyp të klubit të Vllaznisë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga