
Në datën 24 mars Shqipëria luan ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2017. Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Italisë për t’u përballur me azurrët në stadiumin e Palermos. Një numër i madh tifozësh kanë nisur të kërkojnë biletat për të parë nga afër këtë takim dhe shumë shpejt do të kenë mundësi të pajisen me to. Burime për neësport.al kanë bërë të ditur sot se është arritur marrëveshja për të vendosur për disa ditë me rradhë një linjë ajrore direkte nga Tirana drejt Palermos që do të bëj të mundur jo vetëm transportin e futbollistëve apo dhe stafit teknik por dhe të tifozëve të shumtë që do të nisen nga Shqipëria drejt Italisë.
Poll