Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Lajmi i fundi/ Mbyllet dueli për Superligën, në Ballsh feston Lushnja

Shkruar nga NEWSPORT

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida mes dy rivalëve për t'u ngjitur në Supeligë mes Bylisit vendas dhe Lushnjes që kryeson Grupin B në Kategorinë e Parë.

Një rezultat që favorizon myzeqarët, sepse me këtë barazim ruajnë në +6 diferencën me ballshiotët e vendit të dytë.

I pari që shënoi ishte Mucaj me kokë pas krosimit të Metos në minutën e 36-të, një gol që çoi peshë stadiumin "Adush Muça".

Me rezultatin 1-0 për Bylisin u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Lushnja gjeti golin e barazimit.

Në minutën e 68-të ishte Orges Gava i Bylisit që shënoi autogol në portën e Rizvanit. 1-1 dhe deri në fund, çka solli edhe festën e ligjshme të lushnjarëve, të cilët vijojnë të ruajnë kryesimin e Grupit B në Kategorinë e Parë me të njëjtën diferencë pikësh si përpara sfidës kundër Bylisit.

byl

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga