Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lajme të këqija për Amir Abrashin, vihet në dyshim pjesëmarrja e tij në kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
Lajme të këqija për Amir Abrashin, vihet në dyshim

Dje, është zhvilluar miqësorja e parë mes Freiburgut dhe Vaduzit në Zvicër, ku skuadra e Amir Abrashit ka fituar 4-1. Pjesë e formacionit të Freiburgut në këtë miqësore ka qenë dhe Abrashi, i cili luajti vetëm 26-të minuta të këtij takimi, për tu larguar më pas jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi.

Mesfushori shqiptar është lënduar që në minutën e 8-të si pasojë e një ndërhyrje të gabuar nga kundërshtari Phillip Muntëiler, por ka arritur të luajë dhe 18-të minuta të tjera dhe më pas ka lënë fushën, pasi ka kërkuar të zëvendësohej.

Kontrollet e para që i janë bërë nga mjekët e ekipit, thonë, se dëmtimi nuk është shumë i rëndë, por kërkon kohë për rikuperim. Ky nuk është një lajm i mirë për Abrashin, pasi Bundeliga gjermane rinis më 20 janar dhe nuk nëse do të mjaftojë për rikuperimin e plotë të mesfushorit kuqezi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga