
Ish shoferi i Formula 1, Gerhard Berger, ka thënë se beson se Michael Schumacher do të arrij ta marrë veten pas aksidentin që pësoi me ski në fund të vitit 2013.
Shtatë herë kampioni i "Formula 1" më 29 dhjetor të vitit 2013 u lëndua rëndë në kokë duke bërë ski ski, e më pas për u dërgua menjëherë në spitalin e Grenoble, ku iu nënshtrua një operacioni, në të cilin kaloi gjashtë muaj në gjendje kome.
Pas kësaj, gjermani u transferua në Lozanë, ku edhe sot vazhdon rikuperimin.
“Unë ende besoj në një mrekulli dhe shpresoj që shumë shpejt do të dëgjojmë lajme pozitive për Schumacher”, ka deklaruar Berger, një mik i ngushtë i familjes Schumacher.
“Është po ashtu për t’u admiruar se si Korina dhe Mick po e menaxhojnë këtë situatë”, ka shtuar ai.