
Një lajm i trishtë vjen për sportin shqiptare teksa mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare kampioni i njohur i shahut, Esat Duraku.
I njohur si profesor i mikrobiologjisë, ish-drejtori i Spitalit Ushtarak në Tiranë mbylli sytë përgjithmonë duke lënë një boshllëk të madh te familja dhe miqtë e tij. Lajmi është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Shahut, teksa përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije:
"Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, dr. prof. Esat Duraku, mjek mikrobiolog, 5 herë kampion i Shqipërisë në shah (viti 1954, 1955, 1956, 1958, 1963), ish-drejtor i Spitalit Ushtarak në Tiranë, etj. Një intelektuar i gjithanshëm dhe unikal. R.I.P".
Poll