
Real Madrid ka marrë një lajm të mirë në vigjilje të ndeshjes në Champions League përballë Liverpool. Karim Benzema është rikthyer të stërvitet me skuadrën. Sulmuesi u la pushim dje nga Ancelotti në fitoren ndaj Osasunës. Kjo ishte një masë për të mos rrezikuar dhe që Benzema të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën e së martës.
Sipas “Mundo Deportivo” francezi bëri një seancë të plotë stërvitore ditën e sotme në Valdebebas. Gjithashtu në stërvitje është rikthyer edhe Ferlan Mendy, por nuk pritet të udhëtojë për në Liverpool. Toni Kroos dhe Tchouameni po luftojnë në garë me kohën për të qenë të gatshëm për Champions.
Poll