Lajm i mirë për Manchester United, mesfushori danez pranë rikthimit në fushë
Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori i Manchester United Christian Eriksen vuan prej kohësh një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës. Ai u dëmtua në fund të janarit në kavilje në ndeshjen e FA Cup ndaj Reading, pas një ndërhyrjeje të Andy Carroll.
Javët e fundit danezi ka bërë progres dhe është rikthyer në stërvitje. Mungesa e tij është ndjerë shumë në mesfushën e ekipit të Ten Hag me hollandezin që i ka pasur opsionet të limituara.
Situata e tij po minotorohet dhe nëse gjithçka është në rregull ai mund të jetë pjesë e ekipit që do të udhëtojë për të luajtur kundër Everton në fundjavë. 31-vjeçari mund të kthehet në fushë më shpejt se çfarë pritej kjo edhe sepse Manchester vuan mungesën e Casemiros për shkak kartonash.