Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lajm i keq për Interin, del rezonanca magnetike për Marcelo Brozoviç

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i keq për Interin, del rezonanca magnetike për Marcelo

Ka dalë rezonanca magnetike për lojtarin e Interit, Marcelo Brozoviç. Sikurse raporton "Corriere dello Sport", mesfushori ka pësuar një tërheqje të muskulit në kofshën e tij dhe nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Jo vetëm kaq, por kroati pritet që t'i nënshtrohet përsëri mjekimeve në javën e ardhshme për të mësuar një informacion akoma më të saktë.

Lojtari u dëmtua në fundjavë në ndeshjen ndaj Atanaltas në "San Siro", (0-0), ku u zëvendësua që në pjesën e parë.

Kujtojmë që Interi pas 5 ditësh do të luajë në transfertën e Frosinones dhe Brozoviç nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Luçiano Spalletti.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu