
Ndryshe nga tri skuadrat e tjera që do të marrin pjesë në Europë, Partizani, Tirana e Vllaznia, Laçi po e kryen fazën përgatitore brenda Shqipërisë. Kurbinasit po stërviten në Pogradec, pas disa seancave stërvitore në Tiranë.
Të besuarit e Shpëtim Duros do të luajnë kundër Iskra në UEFA Conference League, me takimin e parë që do të zhvillohet më datë 7 korrik, e më pas sfida e kthimit një javë më vonë.
Laçi nuk po arrin të gjejë ekipe në aktivitet në Shqipëri, që të luajë sfida miqësore para dueleve të Conference League, pasi ekipet shqiptare janë në një pauzë të gjatë. Megjithatë, kurbinasit do e luajnë një takim miqësor, atë kundër Llapit të Kosovës më datë 28 qershor.
Poll