
Janë mbyllur 6 ndeshjet e ditës së sotme në Grupi B të Kategorisë së Dytë të vlefshme për javën e 10-të. Labëria dhe Flamurtari kanë marrë fitore bindëse në ndeshjet e tyre, ndërsa Devolli zhgënjeu duke barazuar 1-1 ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.
3 ndeshjet e tjera, Memaliaj-Gramozi, Naftëtari-Përmeti, Albpetrolo-Tepelena u mbyllën në barazim 1-1. Me këtë fitore, Flamurtari shkon në kuotën e 26 pikëve, në vendin e parë, Labëria në vendin e 2-të me 23 pikë, kurse Devolli në vendin e 3-të me 22 pikë.
Kategoria e Dytë
Grupi B / Java e 10-të
Labëria-Këlcyra 6-0
Albpetroli-Tepelena 1-1
Flamurtari-Sopoti 2-0
Memaliaj-Gramozi 1-1
Naftëtari-Përmeti 1-1
AF Luftëtari-Devolli 1-1
Poll